KIEV- Qeveria Jatseniuk ka marrë sot votëbesimin e parlamentit ukrainas.

Jatseniuk, i cili ishte një prej liderëve kryesorë të opozitës gjatë protestave që shpërthyen në nëntor të vitit të kaluar do të udhëheqë vendin deri në zgjedhjet e parakohshme të 25 majit.

Kryeministri i ri bëri të ditur se nuk ka ndërmend të kandidojë si president i Ukrainës në zgjedhjet e 25 majit.

Mikail Okendovski, kryetar i KQZ-së së Ukrainës tha se zgjedhjet e ardhshme do të kushtojnë 200 milionë dollarë, kjo edhe për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike të vendit.

Lidhur me këtë çështje, Jatseniuk paralajmëroi nevojën urgjente për të ndërmarrë hapa të papëlqyeshme nga populli në mënyrë që vendi të marrë veten ekonomikisht. Sipas tij, qeveria dhe presidenti i mëparshëm ishin të korruptuar saqë vendi ndodhej në një situatë shumë të vështirë ekonomike.

"Jemi në prag të një katastrofe ndaj mirëserdhët në ferr", shtoi ai.

Zyrtarët aktualë të qeverisë kanë parashikuar se vendi ka nevojë për 35 miliardë dollarë borxh për të shmangur falimentin gjatë 2 viteve të ardhshme. SHBA kanë ofruar t'i japin Ukrainës një garanci për një borxh deri në 1 miliard dollarë për të ndihmuar në stabilizimin e ekonomisë së saj. Ndërkohë Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri paralajmëroi ndërkaq Rusinë se do të bënte një gabim të madh të niste ndonjë ndërhyrje ushtarake në Ukrainë.