Surprise Me!

A1 Report - Çipa: Te mos nxiten veprimet antiligjore

2015-08-21 1 Dailymotion

Policia e Tiranës, pritet të nisi procedimet penale për personat që kundërshtuan dhe bllokuan qarkullimin e automjeteve në rrugën e Elbasanit dhe nuk bindeshin të linin automjetet në vendet e caktuara para fillimit të protestës së furgonëve 8+1. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa ka reaguar pas përplasjeve mes uniformave blu dhe protestuesve të përkrahur nga ish ministra dhe deputetë të Partisë Demokratike

"Sot me datë 28 Shkurt 2014 në vijim të njoftimit për këtë tubim, kanë tentuar të hyjnë në qendër të Tiranës rreth 110 furgona të cilët pas kërkesës për parkim në vendin e caktuar kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve për hyrjen në qytetin e Tiranës duke i mbajtur të bllokuara për rreth dy orë e duke paralizuar qarkullimin e lirë të mjeteve.

Policia e Tiranës në zbatim të legjislacionit në fuqi do të marrë në çdo rast masat për të siguruar mbarëvajtjen e tubimeve të kërkuar nga subjekte apo organizata të ndryshme si një detyrim ligjor për të garantuar një të drejtë universale të shtetasve e subjekteve për tubim. Gjithashtu policia e Tiranës është e vendosur dhe nuk do të lejojë në asnjë rast cënimin e ligjit, duke kryer me rigorozitet detyrën.

Sa më lart, kërkojmë nga ana subjekteve dhe pjesëmarrësve të mos nxisin veprime të cilat bien ndesh me ligjin", tha Çipa.

Buy Now on CodeCanyon