Marrdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të jashtëzakonshme, kështu është shprehur kreu i kuvendit Ilir Meta në takimin me përfaqësues të gjashtë krahinave të Kosovës .Në këtë takim Meta u ndal edhe në iniciativën e mazhorancës për reformën administrative e territoriale duke theksuar se Shqipëria është mbrapa në këtë proces të rëndësishëm në interest e qytetarëve për shkak të mungesës së vullnetit politik. <br /><br />Ndërkaq, Kryetari i Kuvendit u ndal te qëndrimi i opozitës për këtë çështje, që deri tani nuk ka marrë pjesë në komisionin e krijuar për realizimin e reformës duke nënkuptuar faktin se mazhoranca I ka votat por kërkon konsensus me opozitën <br /><br />Duke sqaruar thelbin e reformës administrative-territoriale, Meta u shpreh se nuk do të reduktohen shërbimet ndaj qytetarëve, por ka nevojë për një vendimmarrje në pushtetin vendor më të kualifikuar dhe më të përgjegjshme.