Surprise Me!

A1 Report - VIDEOLAJM/ I dehuri godet me grusht policin, pamjet e A1Report

2015-08-21 3 Dailymotion

Një person i dehur që në orët e para të mëngjesit ka kundërshtuar dhe goditur policin që kishte shkuar për ta larguar nga lokali në qendër të Elbasanit. A1Report sjell pamjet nga konfrontimi dhe arrestimi i 42-vjeçarit.
Në pamje duket sesi shërbimet e rendit të policisë së Elbasanit arrestonin 42-vjeçarin Dritan F., i cili duket që ka qenë i dehuar që në orët e mëngjesit.
Veprimet për shoqërimin e tij, kryhen në një ndër lokalet më të frekuntuera në qendër të Elbasanit.
Policia ishte sinjalizuar nga personeli dhe klientët e lokalit për rrëmujën dhe prishjen e qetësisë publike nga ana e 42-vjeçari që fliste në gjuhën angleze, thuajse përçart nga pija

Ai ka kundërshtuar të shoqërohej. Në momentin kur efektivi i policisë i hedh pallton që të shkonte me ta, 42-vjeçari qëllon me grusht policin.
Efektivi i policisë e ka ruajtur gjakftohtësinë më pas, ndërsa 42-vjeçari është marrë me pranga për në ambientet e shoqërimit të policisë.
Sipas burimeve, 42-vjeçari është deportuar nga vendet e BE.
Skenat e xhiruara nga kjo kamera amatore, sipas policisë janë të shpeshta për 42-vjeçarin.

Buy Now on CodeCanyon