Surprise Me!

A1 Report - Oskar 2014, triumfon "Gravity" fiton filmi '12 Years a Slave'

2015-08-21 7 Dailymotion

Filmi "12 Years a Slave" (12 vite skllav) i Steve McQueen, fiton çmimin Oscar për filmin më të mirë, ndërsa filmi "Gravity" (Graviteti) triumfon duke marrë numrin më të madh të çmimeve të edicionit të 86 të Academy Awards.

Ceremonia e e ndarjes së çmimeve Oskar, i cili është evenimenti më i rëndësishëm dhe më i famshëm i kinemasë amerikane dhe ndërkombëtare, u zhvillua mbrëmë në Los Angeles, në teatrin "Dolby" në Hollivud të SHBA-së.

Filmi `Gravity` i Alfonso Cuarón mori 7 çmime, që do të thotë të gjithë çmimet teknikë dhe gjithashtu çmimin e regjisë. Filmi Gravity është një film fantastico-shkencor i realizuar në vitin 2013-të, me protagonistë aktorët Sandra Bullock dhe George Clooney.

Mori çmimin Oscar si aktorja më e mirë jo protagoniste, debutuesja Lupita Nyong'o dhe çmimin e skenarit më origjinal John Ridley.

Morën çmimin Oscar edhe aktorët e Dallas Buyers Club, Matthew McConaughey si aktori më i mirë protagonist dhe Jared Leto si aktori më i mirë jo protagonist.

Ky i fundit, gjatë marrjes së çmimit bëri falenderimet e tij, duke cituar edhe situatën në Ukrainë dhe në Venezuelë.

Ndërsa çmimi Oscar për filmin më të mirë të huaj, shkoi në Itali për filmin `La grande Bellezza` `Bukuria e madhe`, i Paolo Sorrentino-s.

Ky film i realizuar në vitin 2013-të bëri që Italia të marrë pas 15 vitesh një çmim të tillë. `La Grande Bellezza` ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Kanës, po në 2013-tën dhe gjithashtu ka fituar edhe çmimin Bafta më 16 shkurt të këtij vitit, si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

DISA NGA ÇMIMET

Aktori më i mirë u shpall : Matthew Mçonaughey, në filmin "Dallas Buyer's Club" ndërsa kandidatët e tjerë ishin:

2) Christian Bale, "American Hustle"
3) Bruce Dern, "Nebraska"
4) Leonardo DiCaprio, "The Wolf of Wall Street"
5) Chiëetel Ejiofor, "12 Years a Slave"

Aktorja më e mirë u shpall: Cate Blanchett, në filmin "Blue Jasmine" ndërsa kandidatet e tjara ishin:

2) Amy Adams, "American Hustle"
3) Sandra Bullock, "Gravity"
4) Judi Dench, "Philomena"
5) Meryl Streep, "August: Osage County"
Ky është çmimi i parë Oscar që fiton Cate Blanchett si aktorja më e mirë ndërsa është nominuar 6 herë për çmim. Ajo ka fituar Oscarin e saj të parë për rolin e saj të suportit në filmin "The aviator" në vitin 2005.

Regjizori më i mirë u shpall: Alfonso Cuarón, me filmin "Gravity" ndërsa regjizorët e tjerë kandidatë ishin:

2) David O. Russell, "American Hustle"
3) Steve McQueen, "12 Years a Slave"
4) Alexander Payne, "Nebraska"
5) Martin Scorsese, "The Wolf of Wall Street"

Ky është çmimi I dytë fitues për Alfonso Cuaron. Regjizori është nominuar 6 herë në total.

Çmimi për skenarin më të mirë origjinal u fitua nga : Spike Jonze, me filmin "Her" , kurse të nominuniarit e tjerë ishin:

2) "American Hustle"
3) "Blue Jasmine"
4) "Dallas Buyers Club"
5) "Nebraska"

Buy Now on CodeCanyon