Surprise Me!

A1 Report - Durres, perleshen me thika 4 te plagosur, pranga vellezerve

2015-08-21 16 Dailymotion

DURRES-Gjashtë të rinj janë përfshirë në një sherr me thika, e për pasojë 4 prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm prapa stadiumit të futbollit në lagjen nr 16 në Durrës, ndërsa njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal.

Ai është 18 vjec nga Sukthi, me inicialet Xh.D dhe është nxënës i shkollës së mesme profesionale "Beqir Çela".

Sipas policisë të lënduarit e tjerë me inicialet SH. R 20 vjec, N.M 19 vjec dhe A.N 20 vjeç kanë marrë plagë të lehta dhe nuk janë nxënës shkolle.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka arrestuar 2 prej autorëve H.D 15 vjeç dhe Isnado Domi 18 vjeç, vëllezër dhe banues në lagjen Nr.14 në Shkozet.

Ata u arrestuan teksa po tentonin të largoheshin në drejtim të Shkozetit me një motor, ndërsa kanë rrëfyer edhe vendodhjen e armës së krimit të llojit thikë, të cilën sipas tyre e kishin hedhur në një pusetë.

Buy Now on CodeCanyon