GJIROKASTËR- Sipërmarrësit të biznesit të vogël dhe atij të mesëm në qarkun e Gjirokastrës janë njohur me mënyrat e financimit, si iniciativë e qeverisë shqiptare. Përfaqësues të këtij biznesi ishin pjesë e një tryeze të organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve. Ata deklaruan se programi i realizuar nga kjo agjenci i vjen në ndihmë biznesit të vogël dhe të mesëm në Gjirokastër dhe ofron lehtësi financiare për të gjithë bizneset që ndodhen në vështirësi financiare. <br /><br />"Gjetëm hapësirën për të informuar sipërmarrësit gjirokastritë në lidhje me nismat e reja që janë ngritur nga qeveria shqiptare, nga Ministra e Ekonomisë, me ngritjen e një grupi pune dhe njëkohësisht për të dhënë informacione lidhur me paketën e re fiskale. Kemi sjell në vëmendje të biznesit ata që janë linjat dhe prioritet edhe të bankave të nivelit të dytë",- tha Ergest Lekdushi, kreu i Agjencisë Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve.<br /> <br />Në Gjirokastër, operojnë mbi 200 biznese të mesme të cilat kanë nevojë për mbështetje financiare.
