RUSI - Presidenti rus Vladimir Putin, paraditen e të sotme dha një konferencë për shtyp nga rezidenca e tij, pranë Moskës. Në qendër të kësaj konference ishte situata e tensionuar në Ukrainë, ku Putin u shpreh se Viktor Yanukovich vazhdon të jetë Presidenti legjitim i Ukrainës edhe pse sipas tij, Yanukovich nuk ka një të ardhme politike.

Putin u shpreh gjithashtu se Rusia ka informacione se në Ukrainë ekzistojnë disa grupe ekstremiste, që po tentojnë të hyjnë aty dhe për këtë arsye ne duhet t`i mbrojmë qytetarët e Ukrainës. Gjatë kësaj konference për shtyp që zgjati rreth 60 minuta, Presidenti rus nënvizoi se ka menduar shpesh se kush i krijoi këto protesta në Ukrainë dhe përse situata degjeneroi më pas.

Putin tha se është qesharake të mendohet që e gjithë kjo situatë erdhi si pasojë e mosfirmosjes, nga ana e Yanukovich, të marrëveshjes me Europën.

Sipas Presidentit të Rusisë ajo marrëveshje kishte disa pika negative për Ukrainën dhe për këtë arsye nuk u firmos. Edhe pse Yanukovich nuk e kishte refuzuar drastikisht firmosjen e marrëveshjes, por kërkoi pak më shumë kohë për të parë me vëmendje pikat e saj, duke vendosur në një moment tjetër.

Por Putin këmbëngul se kjo nuk është një arsye e vlefshme për të krijuar një kaos të tillë dhe se sipas tij dikush tjetër mund ta ketë provokuar atë që ndodhi në Ukrainë edhe pse nuk i kishte marrë parasysh pasojat, por kur cënohet Kushtetuta, kaosi është i pashmangshëm.

Pyetjes se cila do të ishte arsyeja për të përdorur forcën? Putin iu përgjigj se kjo është një kërkesë e presidentit legjitim të Ukrainës Yanukovich, për të mbrojtur popullin e tij. Ai tha se situata e tensionuar në Krime, mund të sjellë në një përdorim force, por theksoi faktin se kjo do të ishte një masë ekstreme.

Ndërsa sanksionet që kërkojnë të vendosin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Rusisë, Putin e cilësoi si një kërcënim nga ana e Amerikës dhe theksoi faktin se nëse këto sanksione do të vendoseshin, atëherë nuk do të kishin vetëm një efekt negativ ndaj Rusisë, por edhe ndaj të gjithë vendeve të botës.

Por gjatë konferencës për shtyp, Putin u shpreh se ky është rasti i mirë për t`u shkëputur nga Perëndimi, duke lidhur aleancë me vendet e Lindjes apo me Kinën.

Gjatë kësaj konference për shtyp, Putin u shpreh gjithashtu se dy ditë më parë është takuar me Yanukovich dhe ky i fundit është shprehur se nuk do t`i njohë zgjedhjet e 25 majit, që sipas tij do të mbahen në mes të "terrorit" në Ukrainë.

RUSIA TËRHEQ TRUPAT NË BAZË, POR S'I LARGON NGA KRIMEA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë natës së të hënës, 3 mars, kanë vendosur ndërprerjen e të gjitha angazhimeve të përbashkëta ushtarake me Rusinë.

Këtu përfshihen ushtrimet, takimet bilaterale, vizitat në porte apo edhe planifikimi i konferencave.

Kjo ndërprerje u vendos pas situatës së tensionuar dhe zhvillimeve në Ukrainë. Ka qenë Presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka zhvilluar një takim me kabinetin e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë natës së të hënës. Gjatë ...