Surprise Me!

A1 Report - Blushi: Qeveria te mbaje pozicion te qarte per Ukrainen

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Situata e krijuar në Ukrainë ka zbritur në Komisionin Parlamentar të Politikës së Jashtme, ku Ben Blushi ka kërkuar pozicionim të qartë të qeverisë shqiptare sa i takon ngjarjeve më të fundit, deklaratave të SHBA dhe të Rusisë. Anëtari socialist, ka kujtuar në Komision, se Shqipëria është vend i NATO-s dhe si i tillë, duhet të peshojë qëndrimin e saj në lidhje me Ukrainën, duke e lidhur këtë dhe me një tjetër aspiratë, integrimin në BE të vendit tonë.

Kjo e fundit sipas tij, mund të cënohet për aq kohë sa SHBA dhe BE pritet të kenë qëndrime jo të njëjta sa i takon situatës politike dhe zgjidhjes opsionale në Ukrainë.

Deputeti socialist propozoi po ashtu një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ky propozim ka marrë mbështetjen e komisionit. Ndërsa, kryetarja Arta Dade theksoi se politika shqiptare është shprehur e unifikuar mbi këtë krizë.

Ministria e Punëve të Jashtme vetëm një ditë më parë shprehu shqetësimin e saj të thellë për përshkallëzimin e situatës në Ukrainë, ndërsa ka çmuar rëndësinë e patjetërsueshme të integritetit territorial dhe unitetit të Ukrainës.

Buy Now on CodeCanyon