Surprise Me!

A1 Report - Konferenca e perbashket e shtypit e dy Presidenteve, Napolitano dhe Nishani

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANË- "Do të vazhdojmë të bëjmë avokatin për Shqipërinë dhe gjëja e rëndësishme për një avokat është që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në BE"- tha Presidenti i Republikës së Italisë Giorgio Napolitano i cili kthehet në Shqipëri pas 17 vitesh.

Pikërisht në kuadër të integrimit Napolitano vlerësoi si të rëndësishme bashkëpunimin mes forcave politike. "Është e rëndësishme që ky bashkim të jetë një kartëvizitë me të cilën Shqipëria të prezantohet në institucionet europiane "- nënvizoi më tej presidenti 89 vjeçar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin Nishani, e cila u zhvillua sot paradite në Presidencë.

Presidenti italian mbërriti në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Tiranë, ndërsa sot ka takime me homologun e tij shqiptar Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama me të cilët do diskutojë në lidhje me marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe ngritjen e tyre në një stad akoma më të lartë dhe mbështetjen italiane për integrimin e Shqipërisë në BE.

Në orën 10:00 Presidenti italian Giorgo Napolitano u prit në presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, përmes nderimeve ushtarake. Pas takimit kokë më kokë do të ketë dhe një konferencë të përbashkët për median.

Në orën 16.45 do të ketë takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta, për të qënë pjesë e seancës jashtë radhe të Kuvendit në orën 17.00, ku do të mbajë dhe fjalën e tij.

Ndërkohë që nuk do të ketë takime me krerët e PD, partisë më të madhe opozitare për shkak se dy liderët kryesorë të saj, kryetari demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryetari e ish-kryeministri Berisha kanë udhëtuar drejt Irlandës për të marrë pjësë në kongresin e PPE-ve.

Buy Now on CodeCanyon