LEZHË- Pas Malësisë së Madhe, edhe në Lezhë është zbuluar një tjetër punishte të prodhimit të bombave artizanale.

Baza u zbulua nga policia e qarkut të Lezhës në komunën Balldre në banesën e Ndrec Mandrea 47 vjeç, i cili është arrestuar menjëherë nga uniformat blu.

Sipas policisë, 47-vjeçari e ushtronte këtë aktivitet prej 2 muajsh, ku pasi përgatiste bombat artizanale sipas porosive ia shiste ato për vetëm 1 mijë lekë të reja.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan edhe 5 kg nitrat amoni e përzier me karburant si dhe 12 kapsollë detonatorë.

PRODHONTE LËNDËT PËR TI SHITUR ME 1 MIJË LEKË
Gazetari jonë në Lezhë, raporton se 47-vjeçari prodhonte lëndët shpërthyese për ti shituar më pas për vetëm 1 mijë lekë të reja, pa ditur qëllimin e përdorimit të tyre.

Për prodhimin e këtyre lëndëve shpërthyese, Mandrea përdorte nitrat amoni të përzier me karburant, të cilat me pas lidheshin me fitil zjarrpërcjellës dhe nëpërmjet kapsollave detonatorë kryhej edhe shpërthimi i tyre.

47-vjeçarit i janë sekuestruar 5 kg nitrat amoni e përzier me karburant, 12 kapsolla detonatorë elektrike si dhe fitil zjarrpërcjellës.

Në dëshminë e tij në polici, prodhuesi Madrea ka bërë të ditur se i prodhonte këto lëndë shpërthyese sipas porosisë së personave të ndryshëm por pa ditur më pas përdorimin e tyre.

Burime nga policia e Lezhës kanë bërë të ditur se 47-vjeçari e kryente këtë aktivitet prej disa muajsh në banesën e tij, ndërsa shumicën e klientëve të tij nuk i njihte.

BASHKËSHORTJA, NDRECI I PRODHONTE LËNDËT QË TË SIGURONTE JETËN E FAMILJES
Pas arrestimit të 47-vjeçarit ka reaguar edhe bashkëshortja e tij, Gjelina Mandrea, sipas së cilës bashkëshorti i saj i prodhonte lëndët për të nxjerrë gurë që të siguronte jetën e familjes dhe nuk bëhet fjalë për asnjë aktivitet kriminal.

RRETH LËNDËS SHPËRTHYESE
Kjo lëndë shpërthyese është mjaft e rrezikshme pasi ka një forcë që mund të krahasohet me tritolin, ndërsa është përdorur masivisht për hapjen e guroreve apo gjuetinë e peshkut, por nuk përjashtohet mundësia e përdorimit të tyre edhe për qëllime të tjera.

Policia do të vijojë hetimin për këtë ngjarje, ndërsa ka nisur procedurat për zbardhjen e identiteteve të porositësve në mënyrë që të sqarohet edhe qëllimi i prodhimit të këtyre lëndëve shpërthyese.