TIRANË- Rregulla të forta penalizuese për të gjithë gjimnazistët që dyshohet se kanë kopjuar gjatë provimeve të maturës shtetërore. Ministria e Arsimit dhe Sportit ka deklaruar, se ata të rinj të cilët marrin në këtë provim 2-3 nota më shumë se sa ajo me të cilën janë vlerësuar gjatë vitit, do të skualifikohen direkt.

Një tjetër risi është se falë formulës së re të llogaritjes së pikëve, këtë vit maturantët do të kenë 40 pikë më shumë vetëm nga mesatarja e shkollës së mesme.

Në prag të plotësimit të Formularit A1 të lëndëve me zgjedhje, specialistët e Ministrisë së Arsimit i këshillojnë të rinjtë që të mos zgjedhin një lëndë që ka koeficentin më të lartë, por lëndën ku ata kanë më shumë njohuri. Në tjetër risi e këtij viti është se formulari mund të plotësohet on-line në portalin qeveritar, edhe për ata që ndodhen jashtë Shqipërisë.

Ministria e Arsimit ka publikuar koeficientët e lëndëve me zgjedhje që ka vendosur çdo universitet. Tabela ka pësuar disa ndryshime, ku bie në sy që anglishtja është kthyer sërish në një lëndë prioritare, duke i lënë koeficientin maksimal, atë 1.4, pavarësisht se në cilën degë aplikon.