Surprise Me!

A1 Report - Ukraina, gazetarja e "Russia Today" jep dorëheqjen në transmetim live

2015-08-21 6 Dailymotion

RUSI- Një gazetare amerikane e "Russia Today America", e financuar nga Moska, ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e djeshme në transmetim të drejtpërdrejtë. Dorëheqja e saj erdhi në shenjë proteste kundër politikës së Kremlinit ndaj Ukrainës.

Gazetarja Liz Wahl, shpjegoi për telespektatorët se nuk do të punojë më për një kanal që financohet nga qeveria ruse dhe që mbështet veprimet e presidentit Putin.

Gazetarja, gjatë prononcimit të saj u shpreh se është mbesë e emigrantëve të larguar nga Hungaria, gjatë kohës sovjetike.

Wahl nënvizoi se është krenare që është amerikane dhe beson në përhapjen e të vërtetës, për këtë arsye, ajo u shpreh se pas këtij emisioni jap dorëheqjen.

"Russia Today" është një kanal televiziv rus, me seli në të gjithë botën dhe që transmeton në anglisht, spanjisht dhe arabisht.

Buy Now on CodeCanyon