Surprise Me!

A1 Report - Tirane, parandalohet vrasja e truprojes se nje lokali nate

2015-08-21 4 Dailymotion

TIRANE- Një vrasje u parandalua orët e fundit prej efektivëve të komisariatit nr 6 në Kashar të kryeqytetit, kur policia mundi të neutralizonte edhe personat që tentuan të kryenin këtë krim të rëndë.

Tri persona tentuan të vrasin badigarditët e një lokali nate, ndërsa ngjarja ndodhi në mesnatë, pasi autorët ishin grindur më parë me badigardët.

Sipas burimeve të policisë, Ylber Garubi, Edmond dhe Florenc Ndoji planifikuan vrasjen.

Garubi ishte grindur disa netë më parë me badigardin A.D, ndërsa Garubi dhe kushërinjtë Ndonji shkuan të armatosur me kallashnikov. Tri shkodranët thirrën me preteksin e sqarimit badigardin A.D, por bodigardi tjetër me inicialet G.B., konstatoi armën dhe tentoi ndërmjetësimin.

Në këtë moment bodigardi A.D., mundi të formonte në telefon numrin 129 dhe policia që dëgjoi grindjen nëpërmjet telefonit, u vu në lëvizje. Një patrullë u gjend 3 kilometra larg dhe ndërhyri me shpejtësi, teksa mbërritja e policisë solli reagimin dhe përleshjen mes 5 personave. Së fundmi, policia arrestoi dy vëllezërit Ndoji për tentativë vrasjeje si dhe është shpallur në kërkim Ylber Garubi, ndërsa në mjetin tip BMW të Garubit u gjend arma e tipi kallashikov me 2 krehër me fishekë.

Buy Now on CodeCanyon