Surprise Me!

A1 Report - Reforma territoriale, Bashkim Fino: Duhet ndërhyrje në Kushtetutë

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANE- Bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Territoriale Bashkim Fino ka deklaruar se duhet ndërhyrje në Kushtetutë për të realizimin e saj. Gjatë prezantimit të rezultateve të studimit "Reforma territoriale nëpërmjet konsultimit të qytetarëve", Fino shprehu gatishmërinë për konsensus ndërsa theksoi se nuk ka justifikim për mospjesëmarrjen e opozitës. Deputeti socialist tha me tej se në shtator është mire që në Kuvend të shkojë edhe reforma territoriale edhe paketa për ligjin organik të pushtetit vendor.<br /> <br />Komisioni për Reformën Territoriale deri tani ka zhvilluar vetëm mbledhjen e konstituimit pasi opozita nuk ka pranuar të marrë pjesë në punimet e saj, pasi sipas PD-së qeveria ka shkelmuar konsensusin disa herë. Reforma territoriale synon të përgjysmojë komunat e vendit duke e bërë punën e tyre më efikase.

Buy Now on CodeCanyon