SHKODËR - "Arrest me burg" ka vendosur Gjykata e Shkodrës për Tafë Balilajn, i cili u arrestua pak ditë më parë me një arsenal lëndësh plasëse tritol dhe armësh. Seanca është zhvilluar ditën e sotme ndërsa, avokati mbrojtës i 75-vjeçarit Balilaj ka kërkuar që klientit të tij ti bëhet një vlerësim psikik pasi në vitin 1958 ai ishte liruar nga ushtria për probleme mendore.

Gjatë seancës, prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg për 75-vjeçarin Tafë Balilaj, pasi në banesën e tij u sekuestruan 238 kallëpe tritoli, qindra metra fitil dhe kapsolla detonatorë.

Ndërkaq gjatë seancës, avokati e ka cilësuar të paligjshëm arrestimin e 75-vjeçarit duke kërkuar edhe që ai të shtrohet në spital psikiatrik për verifikim të gjendjes së tij psikike

"Në vitin 1958 ai është liruar nga ushtria pasi ka shfaqur probleme mendore dhe epilepsi", mësohet se ka thënë avokati mbrojtës i Tafë Balilajt.

Ndërkaq, vetë i pandehuri në sallën e gjyqit ka thënë se, tritolin e kishte përdorur për të hapur rrugë në fshat. Dëshmitarë të ndryshëm kanë thënë se, ai ka hapur dy rrugë të fshatit si dhe ka pastruar fushat e fshatrave nga masivet e gurëve që kishin rënë.