Surprise Me!

A1 Report - Obama e Merkel rakordojne veprimet e tyre per Ukrainen

2015-08-21 1 Dailymotion

WASHINGTON- Presidenti amerikan Barack Obama ka patur një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane Angela Merkel nga ku është konkluduar se SHBA dhe Gjermania do të rakordojnë veprimet e tyre në lidhje me situatën e tensionuar në Ukrainë.<br /> <br />Sipas një komunikate të zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Obama dhe Merkel kanë rënë dakort për "nevojën që Rusia të tërheqë forcat e saj, që të autorizohet shkuarja e observatorëve ndërkombëtarë në Ukrainë si dhe të zbatohen të drejtat e njeriut në Krime. Së fundmi që të ketë zgjedhje të drejta e të lira në vend".-shkruan agjensia italiane ANSA duke cituar komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.<br /> <br />Në deklaratë shtohet se dy liderët kanë folur dhe për nevojën e "krijimit të një grupi dialogimi mes Ukrainës zyrtare dhe Rusisë, me qëllim për të përmirësuar gjëndjen aktuale dhe për të rikthyer integritetin territorial të vendit"-citon ANSA.

Buy Now on CodeCanyon