TIRANË - Një vrasje me thikë ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të sotëm në rrugën "Vaso Pasha", në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pas një zënke për shkak të volumit të lartë të muzikës në makinë.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se, Elton Pojani, 36 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak për shkak të plagëve të rëndë që kishte marrë.

Efektivët e komisariatit numër.2 në Tiranë mësohet se kanë vënë në pranga 29-vjeçarin Marjon Tufa si autor i dyshuar për këtë krim. Policia kishte shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë hetimet.

Janë marrë disa dëshmi, të cilat kanë zbardhur për policinë edhe krimin e ndodhur. Aktualisht uniformat blu kanë vënë në pranga të dyshuarin ndërsa hetimet vazhdojnë.