Forcat Speciale arrestuan ditën e sotme Ben Qimen, një ndër personat më të kërkuar të drejtësisë italiane. Emri i tij është Arben Isufaj, por të gjithë, jo vetëm në Fier, e njohin si Ben Qimja, "i forti" i Fierit dhe është përballur disa herë me policinë, prokurorinë dhe gjykatat, ku akuzat kanë qenë për trafik ndërkombëtar droge, vrasje, etj.<br /> <br />Disa herë ai ishte arrestuar në Shqipëri me sasi të mëdha marijuane, ndërsa ka pasur edhe përballje me policinë. Në vitin 2009 u vendos edhe fati i tij përfundimtar kur Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e la të lirë për mungesë provash.