VLORE - Përzierja e ujërave të zeza me ato të bardha në rrjetin e ujësjellësit ka lënë pa ujë të pijshëm qindra banorë në zonën e Nartës në Vlorë. Banorët ankohen se kjo situatë zgjat prej 6 vitesh dhe për këtë situatë askush nuk merr masa.

Sipas tyre ky problem është kthyer mjaft shqetësues për ta.

Prej 6 vitesh në çezmat e këtyre banorëve rrjedh vetëm ujë i ndotur. Sipas banorëve shkak për këtë situatë është bashkimi i ujërave të bardha me ato të zeza, çka konsumimi i tij shkakton sëmundje të rënda.

Banorët bëjnë apel që kjo situatë të marrë rrugën e zgjidhjes, të paktën para periudhës së thatë të verës.