Surprise Me!

A1 Report - Çonin luftetare ne Siri, pranga imameve te 2 xhamive ne Tirane

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Shtatë persona, mes tyre imamët e dy xhamive në periferi të Tiranës janë arrestuar sot pasi dyshohen se janë implikuar në krijimin e celulave të rekrutimit të besimtarëve myslimanë për të luftuar me grupet e opozitës në Siri.Dy prej të arrestuarve janë Genc Balla, imam i xhamisë tek Unaza e Re në Tiranë, Bujar Hysa, imam në xhaminë e Mzezit. Në pranga edhe 5 besimtarë myslimanë. Hetimi ka nisur kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas vrasjes së dy shqiptarëve në Siri.

ORA 15:10 PROKURORIA E PËRGJITHSHME: ARRESTOHEN 7 TË DASHUR PËR REKRUTIME TË SHQIPTARË PËR TË LUFTUAR NË SIRI
Shtatë persona janë arrestuar ditën e sotme në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se janë të përfshirë në rekrutimin e disa qytetarëve shqiptarë për të luftuar në Siri. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë për 7 persona, mes tyre dy Imamë.

Të arrestuarit janë:

1 .Genci Sami Balla, i datëlindjes 1979, lindur e banues në Librazhd, me arsim të lartë, i vetëshpallur Imam i Xhamisë te Unaza e Re, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)

2. Bujar Asllan Hysa, i datëlindjes 1971, lindur në fshatin Bastar, Tiranë e banues në Mëzez, Tiranë, me arsim të mesëm, i vetëshpallur Imam i Xhamisë së Mëzezit, i paautorizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. (Organizator)

Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

- Dy aparate telefoni celular;

- Disa karta memorie telefoni celular dhe aparat fotografik;

- kartë identiteti në gjuhën arabe, si dhe një sërë kontrata depozitash bankare në emër të shtetasit Bujar Hysa dhe në emër të disa shtetasve të tjerë;

- Disa libra fetarë, mes të cilëve Libri "Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë Islame me fetë e tjera".

Në objektin ku ushtron veprimtarinë fetare, u gjetën:

- Tre Njësi kompjuteri

- Çantë ushtarake kamuflazhi,

- Dy telefona celularë

- 15 fishekë të kalibrave të ndryshëm

3. Edmond Shaban Balla, i datëlindjes 1989, lindur e banues në Elbasan, Lagjja "Skënderbej", me arsim 8-vjeçar. (Organizator)

4. Zeqir Isuf Imeri, i datëlindjes 1980, lindur në Dibër e banues në Rrugën "Xhaferri", Yrshek, Tiranë, me arsim 8-vjeçar. (Organizator, pjesëmarrës)

Në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

8 telefona celularë

2 karta telefoni

Një granatë ofensive e pa montuar.

Një armë automatike e tipit kallashnikov

Katër krehëra automatiku.

320 (treqind e njëzet) fishekë të kalibrit 7.62

Një thikë me dorezë kauçuku të zezë

Dy radio dhënëse-marrësë.

Një xhup kamuflazhi.

Një çantë sportive ku mbaheshin fishekët

5. Verdi Dielli Morava, i datëlindjes 1966, lindur e banues në Rr. "Hoxha Tahsim", Tiranë, me arsim të mesëm. (Financues).

6. Fadil Adem Muslimani (Dervishi), i datëlindjes 1961, lindur e banues në Elbasan, Lagja "5 Maji", me arsim 8-vjeçar. (Ndihmës)

7. Astrit Hajdar To...

Buy Now on CodeCanyon