Surprise Me!

A1 Report - Mediat e huaja risjellin fenomenin e burrneshave

2015-08-21 3 Dailymotion

Fenomeni i grave burrnesha vazhdon të jetë prezent akoma në Shqipëri, por jehona e tyre është dëgjuar në të gjithë globin. Së fundmi është një artikull i 'Dailymail' dhe një dokumentar i revistës 'GQ' ai që risjell në vëmendje burrneshat e zonave të izoluara veriore të vendit tonë.

Shkrimi të përditshmes britanike risjell një pjesë të kulturës dhe traditës shqiptare e cila gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e publikut. Me flokët e prera shkurt, të veshura me rroba burrash, ata adoptojnë dhe marrin përsipër të gjitha sjelljet dhe detyrat e një mashkulli tradicional shqiptar. Burrneshat kanë të drejtë të pinë duhan, konsumojnë alkool, mbajnë armë, dhe madje shoqërohen në ambientet e burrave, sjellje këto që nuk u lejohen të gjitha grave, citon 'Dailymail'. Në këmbim të këtyre privilegjeve, burrneshat janë të detyruara të qëndrojnë gjithmonë beqare dhe të pamartuara, pasi kjo është mënyra e vetme në kulturën shqiptare për të jetuar si meshkuj. Kjo mund të tingëllojë si një perspektivë jo tërheqëse për disa, vazhdon artikulli i prestigjiozes britanike, por për këto gra të këtyre zonave, kjo është e vetmja mënyrë për të jetuar një jetë të lirisë relative.

Shkrimi i 'Dailymail' vazhdon më tej kur thotë se disa vajza të reja shqiptare zgjidhnin këtë mënyrë jetese për t'i shpëtuar martesës në moshë të re me një mashkull shumë më të madh në moshë se vetja.

Në fund të pyetura nga prestigjiozja britanike se si ndihen, ata kanë thënë se janë të dyja edhe meshkuj edhe femra. Ndërsa në lidhje me drejtimin e tyre seksual, burrneshat kanë mohuar me forcë se ky është një maskim i të qenit lesbike.

Tradita e këtij zakoni daton që në shekullin e 15, sipas kodeve dhe kanuneve të vjetra burrërore, ku një shtëpi e cila ka humbur të gjithë meshkujt e shtëpisë i kërkon vajzës më të madhe të marrë përsipër detyrat patriarkale.

Buy Now on CodeCanyon