LEZHË- Logjistika që disponon reparti zjarrfikës në Lezhë dhe mjetet e amortizuara nuk i përgjigjet kërkesave të kohës.

Shqetësimi është ngritur nga shefi i policisë së mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi në qarkun e Lezhës Agustin Pepkolaj.

Sipas tij, në këto kushte operacionet e shuarjeve të zjarreve bëhet më i vështirësi.

"Logjistika jonë të cilën ne e trashëgojmë është një logjistikë tejet e amortizuar, është një logjistikë e cila vitet e prodhimit të makinave variojnë që nga vitit 1983, 1984, '93, '94 dhe 1999, vite të cilat nuk kanë atë funksionin për t'iu përgjigjur korrektësisht kohërave të sotme.

Plus kësaj, makineritë që ne disponojmë janë me shkallë deri në 14 metra lartësi, gjë e cila e bën të pamundur realizimin e shumë operacioneve të cilat kanë të bëjnë me pallate me 4 kate. Tani flitet për një Lezhë që kthehet në metropol, ku ka ndërtesa dhe pallate që shkojnë deri në 15 deri në 20 kate", tregon Agustin Peplokaj, shef i PMNZSH-se Lezhë.

Një tjetër problem që vështirëson punën e zjarrfikësve është se shumica e institucioneve shtetërore në Lezhë përfshirë çerdhe, kopshte e shkolla nuk kanë një kënd të mbrojtjes nga zjarri, duke i bërë ato të cenueshme në raste të vatrave të zjarrit.