TIRANË- Qeveria ka bërë disa ndryshme në Ligjin për Nëpunësin Civil ku përcakton qartë disa kritere. Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme ka bërë të qarta proceduarat për rekrutimin e personave që dëshirojnë të punësohenë në administratën shtetërore, rritjes së tyre në detyrë, shkollimin që duhet të zotërojnë etj.

"Ky vendim rregullon procedurën e rekrutimit, të emërimit dhe periudhën e provës për nëpunësit civilë të kategorisë ekzekutive, si dhe procedurën e lëvizjes paralele e të ngritjes në detyrë", thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Për rekrutimin në administratën shtetërore, çdo procedurë do të jetë e publikuar për të interesuarit në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit" dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit dhe çdo informacion tjetër që ka të bëjë me lëvizjen paralele dhe ngritjen në shkallët më të larta.

Pranimet në administratë do të bëhen në bazë të një konkursi, që do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë ka të bëje me njohjen e aftësisë se kandidatit dhe faza e dytë me vlerësimin e tij.

Pranimi për punësim në administratë do të bëhet në dy faza. Faza e parë që do të jetë ajo e provës do të zgjasë deri në 1 vit. Në rast se prova për 6 muaj nuk rezulton e suksesshme dhe pastaj do të ndiqen të tjara proceduara për të punësuar kandidatin që ka aplikuar për t'u punësuar në administratën shtetërore.

PRANIMI NË SHËRBIMIN CIVIL

1.Procedura e pranimit në shërbimin civil organizohet vetëm për kategorinë ekzekutive. Kjo procedurë organizohet në mënyrë të ndarë për grupin e pozicioneve të administrimit të përgjithshëm dhe për çdo grup të pozicioneve të administrimit të posaçëm.
2. DAP-i organizon procedurën e pranimit për të gjitha pozicionet e kategorisë ekzekutive për administratën shtetërore, ndërsa njësitë përgjegjëse në institucionet e pavarura/njësitë e qeverisjes vendore organizojnë procedurën për institucionet respektive.
3. Bazuar në planin vjetor të pranimit, njësia përgjegjëse njofton procedurën e pranimit për çdo grup, duke bërë të njohur edhe planin e zhvillimit të procedurës për secilin grup, jo më vonë se një muaj pas miratimit të këtij plani nga organet përgjegjëse, ose gjatë vitit kur shfaqet e nevojshme si rezultat i krijimit të vendeve vakante në mënyrë të paparashikuar.
4. Për institucionet e administratës shtetërore, shpallja e procedurës së pranimit për secilin grup publikohet në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit" dhe faqen zyrtare të DAP-it dhe qëndron e publikuar deri në përfundimin e procedurës së pranimit.
5. Institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore bëjnë shpalljen e procedurës së pranimit për secilin grup në portalin "Shërbimi Kombëtar i Punësimit" dhe në stendat e informimit të publikut.
6. Institucionet, përveç mënyrave detyruese të shpalljeve të përcaktuara në pikat 4 dhe 5, të këtij vendimi, mund të përdorin si mënyra alternative të shpalljes së konkurrimit faqen e internetit të institucionit, si dhe ...