ELBASAN- Zgjerimi i rrugës nga shkolla Pedagogjike deri në Krastë të Vogël në Elbasan ka shqetësuar 15 familje rome që preken nga ky projekt. Ata shprehen skeptikë për shpronësimin e tokave të tyre, pasi pasi nuk disponojnë certifikatën e pronësisë. Një vajzë e re rome shpreh shqetësimin e saj.

"Rrezikojmë që të ngelemi jashtë. Ne duam shtëpi. Nëse qeveria na i prish shtëpiat ne do të ngelemi jashtë në rrugë. Mami dhe babi të dy janë pa punë."- tregoi një vajza rome.

Ndërkohë, pak ditë më parë bashkia e Elbasanit ka marrë aprovimin e një fondi nga ministria e financave për shpronësimet nga projekti i ndërtimit të rrugës së re. Qazim Sejdini, kreu i bashkisë së Elbasanit flet për A1 Report.

"Asnjë shtëpi nuk do të shembet pa marrë para. Nuk do të ketë asnjë rast ku ne do të themi që do ju shpronësojmë dhe më tutje të mos i japim paratë."-u shpreh Qazim Sejdini.

Sipas Sejdinit zbatimi i këtij projekti paraqitet i një rëndësie vitale për zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës së qytetit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë në rritjen e mirëqenies dhe të zhvillimit të vrullshëm ekonomik te Elbasanit.