Surprise Me!

A1 Report - Tiranë, bulevardi i ri, banorët tubim para bashkisë për dëmshpërblimet

2015-08-21 2 Dailymotion

TIRANË - Protesta para Bashkisë së Tiranës nga ana e banorëve të cilët janë prekur nga ndërtimi i Bulevardit të ri. Ata kanë kërkuar nga ky institucion që të dëmshpërblehen ashtu siç duhet, me çmimet e tregut pasi çmimet e dhëna nga bashkia për banesat e tyre janë qesharake.

Njëri prej banorëve ka akuzuar Partinë Demokratike duke thënë se, banorët e kësaj zone janë viktima të politikës. "Ne jemi viktima të politikës sidomos të PD-së", tha njëri prej banorëve.

"Kam bërë një shtëpi 2 katëshe dhe ma kanë vlerësuar vetëm 60 mijë euro. Të vijë kush të dojë dhe nëse e bën një shtëpi prej 250 metrash katrorë për 60 mijë euro", deklaroi për median një tjetër banorë që ndodhej në protestë para Bashkisë së Tiranës.

Një tjetër banore ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i Këshillit të Ministrave, i miratuar nga qeveria Berisha. "Kërkojmë ndryshimin e VKM-së që çmimet e banesave tona të jenë reale dhe shpronësimi të jetë real", tha ajo.

Punimet për ndërtimin e Bulevardit të ri të Tiranës që është zgjatim i bulevardit "Zogu i I", në drejtim të zonës së Paskuqanit janë bllokuar nga INUK-u pas kërkesës së bërë nga prefektura. Ky institucion tha se kishte marrë shumë ankesa nga banorët pikërisht për dëmshpërblimet e bashkisë për banesat e tyre.

Buy Now on CodeCanyon