ELBASAN - Festa e verës ka nisur që prej natës së mbrëmshme në Elbasan, përmes një koncerti të organizuar nga bashkia me mbështetje të ALBtelecom dhe Eagle Mobile. <br />Koncerti ka mbledhur qindra qytetarë vendas dhe të ardhur nga trevat shqifolëse, madje edhe të huaj nga vende të ndryshme të Evropës. Koncerti u organizua nga Bashkia e Elbasanit dhe Shoqata "Skampa", mbështetur nga ALBtelecom dhe Eagle Mobile. Festa është uruar nga kreu i bashkisë Qazim Sejdini, jo vetëm për një sezon të mbarë por edhe për një zhvillim më të mirë në qytet.