TIRANE- Festohet Dita e Verës. Elbasani kryeqyteti i kësaj feste por edhe Tiranë gjallërojnë nga fëmijë e të rritur të cilët kanë zhveshur rrobat e dimrit dhe po festojnë ardhjen e pranverës.

Elbasani mikpriti qindra turistë, të ardhur edhe nga Mali i Zi dhe Kosova. Në Tiranë përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" përgjatë gjithë ditës zhvillohen një sërë aktivitetesh për fëmijë e të rinj të organizuara nga Bashkia e Tiranës, Ministria e Kulturës, e Arsimit dhe Rinisë, si dhe Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit.

Me përjashtim të një konflikti të stisur nga bashkia e Tiranës në orët e para të mëngjesit gjithçka ka ecur mirë. Në mëngjes bashkia e Tiranës nuk pranonte të zhvendoste një pistë vallëzimi disa metra larg nga lulishtja "Vëllezërve Frashëri", ku kryeministri Rama, pjesë e përfaqësues së kombëtares së Basketbollit të 30-të viteve me parë, do të luante një ndeshje basketbolli me skuadrën e përfaqësuese të të rinjve. Rreth orës 10:30 bashkia u tërhoq duke pranuar zhvendosjen e aktivitetit ndërsa lojës së basketbollit iu bashkua edhe kryeministri Rama.

Në Elbasan festimet nisën që prej mëngjesit me paradën e karnavaleve të organizuar nga fëmijët e shkollave 9-vjeçare. Risia e kësaj feste ishte parade me kuaj. Gjithë qytetarët pas orës 10:00 iu drejtuan panairit me gatime tradicionale. Në këtë panair ishin pjesëmarrës edhe të ftuar nga Mali i Zi dhe Kosova. Për t'ju bashkuar festimeve në Elbasan paradite shkoi edhe kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryetari i parlamentit Ilir Meta. Ndërsa më pas festimeve të këtij qyteti iu bashkua edhe kryeministri.

Aktivitetet do të jenë përgjatë gjithë ditës deri në mbrëmje. Ndërkohë panairi "Bli dhe prodho shqip", në pedonale i i janë bashkuar edhe trevat shqiptare si Maqedonia, Mali i zi, Kosova, etj.