KORÇË- Rënia e fuqisë blerëse dhe futja në treg e produkteve të importit po i çon fermerët korçarë drejt falimentimit. Më dhjetëra kilogramë patate dhe qepë kanë mbetur stok, ndërsa ato tashmë shërbejnë vetëm si ushqim për bagëtinë.

Në një vëzhgim nga kamera e "A1 Report" në fshatin Orman rreth 20 kilometra larg qytetit të Korçës, nga pamjet e ofruara duket qartë situata në të cilën situatë ndodhen fermerët e kësaj zone, teksa në vend të tregjeve qepët dhe patatet janë ekspozuar në gropat dhe kanalet e fshatit.

Fermerët bëjnë një rezyme të shkaqeve që çuan në këtë situatë.

"Vij këtu e çoj mallin, malli nuk shkon. Nuk na del as mundimi, kështu që ne nuk e shesim dot ikën dhe marsi dhe mezi e shesim. Shumicën ja hedhim bagëtive", thotë një fermer.

"Gradualisht ka qenë në rënie, edhe blerja edhe shitja. Populli, sidomos, në këto 2-3 vitet e fundit nuk ka tregje se nuk ka lekë. Qeveria duhet të marrë masa për këto. Të di ku të bazohet", tregon një tjetër fermer.

Në fshatin Orman të Korçës janë qindra familje të cilat të ardhurën kryesore kanë tokat bujqësore dhe prodhimet e tyre, ndërsa iu duhet të jetojnë çdo ditë me shpresën se një ditë do të shesin prodhimet e tyre për të marrë sadopak koston që kanë shpenzuar.