TIRANË- Reduktimi i vdekshmërisë foshnjore dhe parandalimi i lindjes parakohe të nënës, kanë qenë kryefjala e diskutimeve, që mblodhi bashkë gjinekologët më të mirë nga Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova, në kongresin e 7 të organizuar në vendin tonë.

Ajo që është theksuar si prioritare, duket se ka qenë shëndeti i nënës dhe fëmijës edhe pse për këtë të fundit, avancimi i teknologjisë ka bërë që të parandalohet lindja e fëmijëve handikapë.

"Kjo lidhet kryesisht me vlerësimin e hershëm të riskut për gruan dhe beben e saj. Diagnostifikimin e hershëm të anomalive fetale si dhe masat parandaluese apo trajtimin më të mirë të porsalindurve të fëmijëve ne peshë të vogël", tha mjeku Orion Gliozheni gjatë fjalës së tij.

Por problem për mjekun Glozheni vijon të jenë lindjet e parakohshme, çka rrisin riskun e jetëgjatësisë së foshnjës.

"Vdekshmëria të porsalindurve në moshë të vogël është 40 herë më e lartë ajo e fëmijëve të lindur në kohë. Dëmtimet e sistemit nervorë të fëmijëve para kohë janë rreth 10 herë më të shpeshta nga ato të fëmijëve të lindur në kohë. Dhe me të meta mendore është rreth 5 herë më e madhe se ato të lindur në kohë", tha mjeku Gliozheni.

Zv/ministrja e Shëndetësisë Milva Ekonomi, vlerësoi lehtësirat monetare që shteti ka vënë në dispozicion të grave shtatzëna, në rastin konkret e eko-ve falas në gjithë periudhën e shtatëzanisë. Por prioritare sipas saj, mbetet infrastruktura spitalore që vjen në investime bashkëkohore.

Por, a kanë informacionin e duhur gratë dhe vajzat sa i takon shtatzanisë dhe atë që ofrohet nga spitalet tona? Duket se media zë rol kryesor, e për këtë, në konferencë një vend i veçantë i ishte rezervuar dhe gazetarit Carlo Bollino, që ka treguar interesin e tij sa i takon çështjeve të shëndetësisë, konkretisht "kancerin në gji".

Kongresi shkencor do të mbahet nga data 14 deri në datën 16 mars.