TIRANE- Kur kanë kaluar 6 vjet nga shpërthimi tragjik i punishtes së demontimit të municioneve familjarët ndihen të braktisur nga qeveria e kaluar, ndërsa nga qeverisë së sotme i kërkojnë që të kthejë kokën nga ata.

Familja Deliu është një nga familjet më të dëmtuara nga tragjedia e 15 marsit 2008. Të afërmit ishin sot për të vënë lule në vendin ku mbetën të vdekur, Liljana, Jetmiri, Flavio,Irena dhe Qemal Deliu.

"E përjetojmë mos më keq. Të tjera problem kishim atëherë, sot kjo familje është tërësisht e harruar. Presim që shteti të bëjë detyrat e veta. Nga drejtësia e deri tek intersimi i saj për jetën e tyre e familjeve sot. Familja jonë është ende e dëmtuar. Tokën ende nuk e kanë dhënë, është e rrethuar e pastuar pak. Na u premtua që do të japin lekët e tokës, por s'i kanë dhënë ende. Askush nuk ka trokitur në derën tonë, edhe pse ishim familja më e dëmtuar. Humbëm 5 jetë. Qeveria e kaluar më shumë u intersua për ata që iu thyen xhamat sesa se ne që humbëm 5 vetë," tha Gëzim Deliu i vëllai i Qemal Deliut i cili humbi jetën më 15 mars 2008 për gazetarin Arbër Hitaj.

Më 15 mars shpërthimi i një punishteje të demontimit të municioneve, e licencuar nga shteti i mori jetën 26 personave, mbi 300 u plagosën ndërsa mijëra banesa dhe biznese u dëmtuan.