Zgjerimi i NATO-s do të jetë në agjendën e aleancës veri-atlantike në Samitin e radhës në shtator, i planifikuar të mbahet në Londër. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit ripërsërisin qëndrimin e aleancës së ftesa për Maqedoninë do të riaktivizohet në momentin që do të zgjidhet çështja e emrit. Stejt Departamenti shpreson që do të gjendet zgjidhje para Samitit të shtatorit.

"SHBA-ja mbetet e përkushtuar që NATO-ja të ketë politikë me derë të hapur dhe mendoj se atë e kemi thënë në të gjitha samitet e NATO-s. Gjithashtu qartë kemi thënë se shtetet që aspirojnë NATO-n duhet t'i plotësojnë standardet për anëtarësim dhe ne do t'i mbështesim në përpjekje e tyre. Konkretisht për Maqedoninë, NATO-ja ka pajtueshmëri se ftesa për anëtarësim në Aleancë do t'i dërgohet Maqedonisë kur do të gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për kontestin për emrin. Shpresojmë se liderët e Maqedonisë dhe të Greqisë do të gjejnë zgjidhje për kontestin për emrin sa më shpejtë që është e mundur. Jam e sigurt se zgjerimi i NATO-s do të jetë temë e samitit në Britani", deklaroi Mari Harf, zëdhënëse e Stejt Departamentit

Pavarësisht apeleve të tilla të vazhdueshme të përfaqësuesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, analisti Ismet Ramadani vlerëson se dyshja Gruevski-Ivanov edhe gjatë kohë nuk do të gjejnë kompromis për emrin.

"Kush po udhëheq me Qeverinë, kur e kemi parasysh Gruevskin, dhe kandidatin aktual për kryetar, Ivanovin, nëse këta të dy edhe më tutje mbeten të udhëheqin me Qeverinë dhe me shtetin atëherë gjasat nuk janë fare reale, dhe nuk janë këta ata që do ti përgjigjen pozitivisht edhe thirrjes së Stejt Departmentit, ashtu sikur kanë vepruar edhe deri më tani, prandaj pa ndryshuar udhëheqësia dhe mënyra e qeverisjes, nuk besoj se mund të arrihet diç më shumë deri në shtator", tha Ismet Ramadani, analist

Ndryshe, lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën e fundit në Alsat haptazi deklaroi se zgjidhja e çështjes së emrit do të jetë tema çështja kryesore në mandatin e ardhshëm qeverisës. Sipas Ahmetit, nëse deri në shtator nuk gjendet kompromis për emrin, vendi do të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme.

"NATO ka Samit në shtator, duam përparim, e jo zhgënjim. Ç'kuptim do të kishte sikur ta marrim rekomandimin e gjashtë. Pesë rekomandime i janë dhënë Maqedonisë për të marrë datë për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do të ishte një rekomandim i lodhshëm, rekomandim koti", deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së

Samiti i ardhshëm i NATO-së do të mbahen më 4 dhe 5 shtator në Britani të Madhe. Benjamin Arifi