Surprise Me!

Gjylten 1 150314 1

2015-08-21 0 Dailymotion

Numri i votuesve nga diaspora për zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të dihet pas 30 marsit kur edhe skadon afati për aplikim. Kjo nënkupton se votuesit e diasporës që në këto zgjedhje do të zgjedhin tre përfaqësuesit e tyre do të mund të aplikojnë deri më 30 mars kur edhe skadon shqyrtimi publik i listës zgjedhore. Më 27 prill do të ketë dy regjistra zgjedhor që nënkupton se votuesit e diasporës që dëshirojnë të realizojnë të drejtën e votës edhe në zgjedhjet parlamentare, duhet të aplikojnë sërish. Aplikimi për zgjedhjet presidenciale i cili është mbyllur tashmë, nuk vlen edhe për zgjedhjet parlamentare.

"Veçmë ka filluar afati për tu paraqitur diaspora për votim në zgjedhjet parlamentare Dhe do të jetë përfundimisht më 30 mars dhe atëherë do të dimë sa do të jetë numri i votuesve të cilët do të shfrytëzojnë të drejtën e votës që të votojnë në diasporë..ajo që u intereson më së shumti qytetarëve , ne do të kemi dy regjistra zgjedhor të veçantë edhe për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale", deklaroi Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së

Regjistri zgjedhor për zgjedhjet parlamentare përfundimisht mbyllet më 9 prill, megjithatë edhe nëse vërtetohet shkelje e pragut ligjor prej plus/minus 5 % të numrit të votuesve, nëpër njësitë zgjedhore nuk mund të ndërhyhet për shkak të shpërbërjes së parlamentit.

"Është në harmoni me kodin zgjedhor plus/minus për qind që paraqet normë të Kodit Zgjedhor por mbi të gjitha me shifër të saktë ne mund të dalim vetëm pasi të përmbyllet edhe shqyrtimi publik i listës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare.. Jo nuk mund të intervenohet për shkak se ndryshimin dhe plotësimin e kodit zgjedhor e bën vetëm parlamenti dhe ne tashmë jemi në një fazë ku vetëm bëjmë organizimin e zgjedhjeve dhe nuk jemi kompetent për të bërë ndryshim dhe plotësim të kodit zgjedhor", shton më tej Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së

Me ndryshimet e fundit në kodin zgjedhor, 6500 votues nga njësia numër 6 kaluan në njësinë e 5 zgjedhore, me qëllim të harmonizimit të numrit të votuesve me kodin zgjedhor.Gjyltene Rexhallari

Buy Now on CodeCanyon