Surprise Me!

Benjamin 2 160314 1

2015-08-21 4 Dailymotion

Dega e Strugës bojkoton pjesëmarrjen në konventën e PDSH-së, ku do të promovohet listat e kandidatëve për deputet dhe ai presidencial. Burime të ndryshme konfirmojnë ende ndasitë brenda partisë, të cilat u theksuan një javë më parë, me përzgjedhjen e kandidatëve në lista. Hapi i tillë i degës së Strugës vjen pasi Kryesia Qendrore e PDSH-së nuk mori parasysh vendimin e degës për tërheqjen e kandidatëve në njësinë zgjedhore numër 5. I kontaktuar nga Alsat, kreu i komunës së Strugës Zijadin Sela nuk deshi të komentonte përçarjen. I pa kapshëm për kontakt ishte edhe kreu i degës së Strugës, Lavdërim Elmazi. Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, ditë më parë tha se listat e konfirmuara në kryesinë qendrore janë ato përfundimtare, dhe nuk do të ndryshojnë pavarësisht pakënaqësisë së shprehur nga dega e Strugës.

"Ato vendime nuk shkojnë prapa. Ato janë vendime të pastra, statutare, pozitive, lista e kandidatëve ka kaluar në kuvendin e degës së Strugës, lista e kandidatëve ka kaluar në kuvendin qendror të partisë, ka reagime individuale çdo kund por ato vendime nuk shkojnë prapa", deklaroi ditë më parë Menduh Thaçi, Kryetar i PDSH-së.

Ndërsa kryetari i Komunës së Strugës Sela, ditë më parë tha se do të mbështesë cilindo vendim të kryesisë së degës së Strugës.

'Sela është anëtar i Partisë Demokratike Shqiptare,është fillimisht anëtar dhe anëtarësinë e tij e ka paguar në nëndegën e tij në Livadhi, pastaj është kuvendar i kuvendit të degës së PDSH-së së Strugës dhe prej këtu nis pastaj dhe është anëtar i kryesisë qendrore dhe për rezultat zoti Sela qëndron pas çdo deklarate dhe pas çdo vendimi që ka sjellë dega e Strugës dhe aktivistët e saji', tha ditë më parë Zijadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës.

Përçarjet në PDSH u ndezën për shkak të listës së bartësve në njësinë numër 5, me arsyetimin se bartësi dhe kandidatët nuk janë zgjedhur nga kuvendi i degës së strugës, por nga kuvendi qendror i partisë, duke shkelur procedurat e zgjedhjes së kandidatëve. Në promovimin e sotëm në konventën e PDSH-së pritet të shihet nëse përçarjet do të mund të thellohet, me bojkotin e mundshëm të një prej degëve më të mëdha të PDSH-së. Benjamin Arifi

Buy Now on CodeCanyon