Gjendja e mediave në Maqedoni nuk është në nivelin e duhur andaj duhet punuar në përmirësimin e saj, ka deklaruar drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar, Kris Henshou në intervistën për radion Evropa e Lirë. Ai gjithashtu ka ngritur çështjen e debateve televizive gjatë zgjedhjeve presidenciale të cilat sipas sipas tij do të ndikonin në përmirësimin e imazhit të mediave.

"Gjendja e mediave në Maqedoni është shkak për shqetësim në Institutin Demokratik Kombëtar. Nga pozita e 34 në vitin 2009 tani Maqedonia ndodhet në pozitën e 116 të listës së "reporterëve pa kufi". Ndëeesa rënia ka vazhduar dhe tani Maqedonia është pozicionuar në vendin e 123-të. Kjo është çështje në të cilën Maqedonia duhet të punojë. Pikërisht për këtë, në vazhdojmë të bëjmë presion që në këto zgjedhje të organizohen debate mes kandidatëve presidencial që ata të do të kenë mundësi për të prezantojnë atë çka do ta ofrojnë, kurse elektorati të mund ti dëgjoj ato", deklaroi Kris Henshou, drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar

4 kandidatët për president, tashmë janë kontaktuar nga Instituti Demokratik Kombëtar dhe që të gjithë kanë pranuar të marrin pjesë në debate, thotë henshoi

"Kemi biseduar me të gjitha kandidatët dhe partitë që ata i përfaqësojnë. Për momentin përgjigja është pozitive. Kjo është një mundësi e shkëlqyeshme për të thënë po, ne i vlerësojmë mediat e pavarura, i vlerësojmë emisionet ku oponentët politik mund të debatojnë në mënyrë konstruktive, dhe po, të gjithë do të marrim pjesë. Po punojmë në këtë aspekt. Kemi biseduar me televizionet kombëtare për përfshirje më të madhe se vjet", shtoi Henshou

Henshou përveç debatit mes kandidatëve, edhe pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje e shef si të domosdoshme. Sipas tij nga bojkoti i mundshëm i zgjedhjeve qytetarët nuk do të kenë asnjë dobi pasi zgjedhjet janë një shans i mirë për të filluar ndryshimet tek qasja e mediumeve në zgjedhje.Ferikan Iljazi