Nëse deri në shtator nuk zgjidhet çështja e emrit, Maqedonia do të përfshihet në krizë të brendshme politike dhe do të fillojë të humb përkrahjen e shteteve perëndimore. Kështu shprehet analisti Bojan Mariçiq dhe ish ambasadori i Maqedonisë në NATO Nano Ruzhin pas apelit të Departamentit amerikan të shtetit për zgjidhjen e kontestit deri në shtator.

"Ky samit duhet të jep një impuls, mesazh për atë se Maqedonia mundet përsëri të kthehet në agjendën ditore të Aleancës, dhe të bëjë ndonjë hap për zgjidhje të kësaj çështje. Dëshpërimi i BE-së për çështjen e Maqedonisë jo vetëm për kontestin e emrit por edhe për përkeqësimin e shumë fushave të demokracisë dhe të drejtave të njeriut qartë bëjnë me dije se është ndezur drita e kuqe për zgjidhjen e problemit më të madh të politikës së jashtme të Maqedonisë. Nëse më herët kemi menduar se koha punon për ne, tani më të gjithë e kanë të qartë se koha më nuk punon për ne pasi të gjitha shtetet e rajonit bënë hapa drejt BE-së dhe NATO-s", tha Bojan Mariçiq, Qendra për Edukim Evropian

"Ne jemi rekorderë, tani më 6 vite jemi kandidatë për anëtarësim. Me njërën këmbë jemi në NATO, domethënë plotësojmë gjithçka por Maqedonia duhet ta zgjidhë edhe çështjen e emrit pasi më nuk ka asnjë hapësirë për zvarritje. Maqedonia nuk ka nevojë të presë samitin e NATO-s për të marrë ftesë për anëtarësim , por mundet në cilëndo mbledhje të ambasadorëve të NATO-s të marrë ftesë dhe të fillojë negociatat për anëtarësim që zgjasin disa muaj por me kusht që ta zgjidh çështjen e emrit" deklaroi Nano Ruzhin, ish ambasador i Maqedonisë në NATO

Bojan Mariçiq dhe Nano Ruzhin vlerësojnë se nëse nuk zgjidhet çështje e emrit deri në shtator, kriza e re politike në vend do të jetë e pashmangshme dhe këtë sipas tyre e ka paralajmëruar edhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, i cili tha se vendi mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk lëvizet nga pika zero.Ferikan Iljazi