Konfirmohen identitetet e 6 shqiptarëve të vrarë gjatë luftimeve përkrah grupeve rrebele ndaj regjimit të Asad në Risi.

Dosjes së Prokuorisë së Krimeve të Rënda, e cila po heton grupin e rekrutimeve për luftën e Xhihadit në Siri, u janë shtuar emrat e 6 të vrarëve Anri Maliqaj, 33 vjeç, nga Prush në Tiranë; Ermal Xhelo, 35 vjeç nga Vlora; Diamant Rasha nga Tirana; Hasan Korvafaj, 58 vjeç nga Tirana, Hamit Myslija 41 vjeç nga Lapraka në Tiranë; Denis Jangulli po nga Tirana.

Ndërsa rezultojnë të zhdukur Ervis Alinji dhe Bledar Hamza.

Identitetet dhe të dhënat për rastet i janë dërguar Krimeve të Rënda nga Shërbimi Informativ Shtetëror.

Javën e kaluar Prokuroria e Krimeve të Rënda ndërmori një operacion për goditjen e rrjetit të rekrutimeve për të luftuar në Siri.

Në pranga ranë 8 persona, mes të cilëve edhe dy të akuzuarit si organizatorët kryesor imami I xhamisë së Unazës së Re në Tiranë, Genci Balla si edhe imami I xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa.

Ndërsa janë në kërkim 5 persona të tjerë, të cilët dyshohet se ndodhen në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë.