Mërgimtarët nga sot do të mund t'i dorëzojnë fletëparaqitjet e tyre nëpër përfaqësitë konsullore-diplomatike, me qëllim që të fitojnë të drejtën për të votuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Qytetarët që jetojnë në diasporë në listën e votuesve mund regjistrohen deri në fund të muajit mars.

'Për t'u regjistruar në listën e votuesve, qytetarët duhet të plotësojnë një fletëparaqitje për votim, të cilën mund ta marrin në përfaqësitë diplomatike-konsullore, apo në faqen e internetit të KSHZ-së, të dorëzojnë një kopje të pasaportës së tyre biometrike të Maqedonisë, dhe një dokument që dëshmon lejen e qëndrimit në vendin përkatës, sikurse vizën, kartën e gjelbër, apo kopje të pasaportës së huaj, nëse posedojnë. Këto dokumente duhet të dorëzohen në përfaqësitë diplomatike, apo përmes faqes së internetit të KSHZ-së".

Për votim në zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 8311 shtetas të Maqedonisë që jetojnë në diasporë. Ndërkaq për zgjedhjet parlamentare, diaspora do të zgjedh 3 deputetë nga tre njësitë zgjedhore SHBA, Evropë dhe Australi.

Përfaqësues të lartë të BDI-së të kryesuar nga Izet Mexhiti dhe Fatmir Dehari, vazhdojnë të vizitojnë qytete të ndryshme të diasporës, për të sensibilizuar shqiptarët nga Maqedonia të votojnë për kandidatët e tyre në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Partia e Ahmetit synon të paktën 2 nga 3 deputetët e diasporës, me qëllim që mërgimtarët, të cilët ndihmojnë buxhetin e shtetit të kenë përfaqësuesit e tyre në Kuvend. Megjithatë VMRO DPMNE e alarmuar nga mobilizimin i shqiptarëve, ka dërguar rreth 30 punonjës të MPJ-së, me urdhër dhe vendim diskret të ministrit të Jashtëm Popovski, për të ndihmuar në mobilizimin e votuesve maqedonas në diasporë, nga frika se VMRO DPMNE do të humb postin e deputetit në Evropë. Semra Jakupi