Surprise Me!

Skandal, BDI denoncon 450 votues fiktiv nga Pusteci

2015-08-21 3 Dailymotion

Skandal i ri lidhur me listat zgjedhore është publikuar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Kjo parti në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, ka parashtruar ankesë me dyshimin se 453 votues fiktivë nga Pusteci i Shqipërisë, figurojnë në Listën zgjedhore. BDI pretendon se ka mbledhur dëshmi të mjaftueshme për këta votues fiktiv, shumica e të cilëve janë regjistruar në adresa të njëjta.

"Në Komunën Qendër: 105 qytetarë nga Shqipëria që janë paraqitur për të votuar në Tiranë, por që janë me adresë banimi të njejtë në komunën Qendër - Shkup. Në Komunën e Kërçovës gjithësejt 113 qytetarë nga Shqipëria që janë paraqitur për të votuar në Tiranë, por që janë me adresë banimi të njejtë në komunën e Kërçovës. Në Komunën e Prespës gjithësejt: 235 qytetarë nga Shqipëria që janë paraqitur për të votuar në Tiranë, por që janë me adresë banimi të njejtë në komunën e Prespës. Ose gjithësejt 453 qytetarë që janë paraqitur për të votuar në Ambasadën e Maqedonisë në Tiranë për ne janë të kontestueshëm", deklaroi Abdilaqim Ademi, BDI.

Sipas BDI-së, ky është indikacion se partia maqedonase në pushtet, po mundohet që në mënyrë të pandershme dhe me çdo kusht të fitojë zgjedhjet presidenciale dhe atë të parakohshme parlamentare.

"Duke qenë se ne angazhohemi për zgjedhje të lira dhe demokratike, por ky obligim është edhe për shtetin dhe institucionet që organizojnë zgjedhjet, ftojmë Komisionin shtetëror zgjedhor dhe Ministrinë e punëve të brendshme që të shqyrtojnë kërkesën tonë dhe të fshijnë këta persona nga regjistri i votuesve me çka do të krijonin besim në procesin zgjedhor", u shpreh Abdilaqim Ademi, BDI.

Një vit më parë, skandalin me listat zgjedhore e kishin publikuar edhe partitë opozitare maqedonase, të cilat sillnin dëshmi lidhur me angazhimin e votuesve fiktivë nga Shqipëria, të cilët ishin angazhuar për fitoren e kandidatit të VMRO-DPMNE-së në komunën Qendër të Shkupit. Megjithatë, edhe votuesit e importuar nuk kishin arritur të siguronin fitoren e pretenduar të kandidatit të VMRO DPMNE-së. Bashkim Sulejmani

Buy Now on CodeCanyon