Surprise Me!

A1 Report - Forumi ekonomik Shqiperi-Rumani Ahmetaj: Jemi pjese e nje tregu

2015-08-21 0 Dailymotion

TIRANE- Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka qenë tema në fokus të një forumi ekonomik të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Duke vlerësuar rëndësinë e investimeve rumune në vendin tonë, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha se dy Shqipëria e Rumania janë pjesë një tregu. Ndërsa theksoi se sipërmarrësit rumunë shfaqin interes për industrinë fason në Shqipëri.<br /> <br />Ministri Ahmetaj tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.<br /><br />Ndërsa ministri rumun i Ekonomisë Florin Jianu tha se bashkëpunimi dypalësh është i pranishëm në shumë sektorë. Jianu theksoi se është e rëndësishme që të gjenden mënyra të reja për të lehtësuar biznesin, duke shtuar se Europa Juglindore krijon mundësi të mëdha investimi.

Buy Now on CodeCanyon