DURRËS - Pas dy vitesh e gjysmë këshilli bashkiak i Durrësit zgjidh "ngërçin" për miratimin dhe shpërndarjen e banesave sociale.

Në mbledhjen e radhës në Bashkinë e qytetit bregdetar është miratuar sistemi i pikëzimit, që përcakton kriteret për përfituesit e këtyre banesave.

Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, në përfundim të mbledhjes dha më shumë detaje lidhur me shpërndarjen e këtyre banesave.

Dako u shpreh se në harkun kohor të dy javëve përfundon shpërndarja e banesave sociale për 114 persona, ndërsa theksoi vijon ndërtimi 125 apartamenteve të reja që do jenë gati për tu shpërndarë vitin e ardhshëm.