Surprise Me!

A1 Report - Punimet jashte rregullave, Rruga e Elbasanit pushtohet nga pluhuri

2015-08-21 1 Dailymotion

TIRANE- Punimet për zgjerimin e rrugës së Elbasanit me 6 korsi po kthehen në një tmerr për të gjithë qytetarët që jetojnë aty apo që i duhet të kalojnë.

Re pluhuri mbulojnë çdo ditë një nga akset më kryesore në Tiranë ku po bëhet zgjerimi i rrugës nga Fakulteti i Filologjikut deri në Sauk pa marrë asnjë masë për ta lagur vazhdimisht me ujë atë.

Moti i nxehtë e ka bërë gjendjen të padurueshme. Në këtë situatë, Ambasada Amerikane që ndodhet në fillim të kësaj rruge ka marrë masa duke i pajisur me maska mbrojtëse punonjësit e saj. Shembullin e tyre e kanë ndjekur edhe shitësit ambulantë në këtë rrugë.

Situata është dramatike edhe për studentët e Histori-Filologjisë, Ekonomikut dhe Gjuhëve të Huaja që iu duhet të bashkëjetojnë me këtë re pluhuri në pjesën më të mëdha të kohës.

Punimet kanë nisur që prej qershorit të vitit 2012 u bllokuan disa muaj për të rifilluar muajin e kaluar por nga ritmi me të cilat po ecin, duket se do të jetë e largët dita kur të pritet shiriti i përfundimit të tyre.

Buy Now on CodeCanyon