TIRANE- "Bojkoti i opozitës cënon integrimin e vendit. Berisha duhet të tërhiqet nga drejtimi i PD-së, madje dhe si deputet".

Ky është qëndrimi i shkrimitarit të madh Dritëro Agolli i cili në një intervistë ekskluzive për gazetaren Joniada Koçi të tv A1 Report komenton zhvillimet e fundit politike dhe përcjell mesazhe të forta sa i takon qeverisë Rama por edhe qëndrimit bojkotues të opozitës.

"Edhe bojkotimi është formë e demokracisë, por kur teprohet dhe kur bëhet me vend dhe pa vend bojkotimi e humb vlerën e tij. Duhet të ndryshojnë gjërat. Ti lemë këto anë, të fillojmë një periudhë të re të punimit të Parlamentit. PD duhet të diskutojë më konkretisht dhe të mos dalë nga tema e të bëjë sensacione," thotë Agolli.

I pyetur për rolin në PD të ish-kryeministrit Berisha Agolli përgjigjet: "Ata drejtues që kanë arritur suksese e gjëra të tjera, më mirë duhet të mos ndërhyjnë, madje dhe më mirë mos jenë as deputetë."

Patriarku i socialistëve vlerëson punën e deritanishme të qeverisë Rama dhe pse sipas tij, eshte ende herët për të parë rezultate konkrete në kushtet kur Rama dhe kabineti i tij, e morën shtetin të rrënuar.

"Një nga meritat më të mëdha të vetë Edi Ramës është që ka vënë njerëz të rinj në drejtimin e qeverisë dhe të problemeve shoqërore. "

Shkrimtari i madh ndalet dhe tek veprimtaria e kryeparlamentarit Ilir Meta për të cilin shpreh vlersime maksimale madje nuk nguron të thotë politikanët duhet të marrin shembull nga dy figura, Pjeter Arbnori dhe Ilir Meta

Dy kryetarë të Parlamenti prej të cilëve duhet të merren shembull dhe që janë me të vërtetë njerëz të matur dhe të kulturuar dhe që e njohin edhe psikologjinë e vendit janë Pjetër Arbrori dhe Ilir Meta.

Intervista me shkrimtarin e madh Dritëro Agollin vjen në një ditë të veçantë për të pasi shoqata e intelektualëve të qytetit të Durrësit në bashkëpunim me bashkinë i kanë akorduar titullin "Fisnikëria e qytetit të Durrësit "