TIRANË- Skuadra e Operacioneve Speciale e Policisë së Tiranës në dy aksione të zhvilluara njëkohësisht në Zall Herr dhe në Kashar kanë vënë në pranga dy të kërkuar nga drejtësia për vrasje.

Në Zall Herr është arrestuar Shkëlqim Allushi, i dënuar me 25 vite burg dhe i konsideruar i pakapshëm në 10 vitet e fundit nga policia. Kjo për shkak se i kishte shpëtuar disa operacioneve policore të zhvilluara për kapjen e tij.

Allushi akuzohet për vrasjen e dy personave në vitin 2000. Ndërsa në Kashar është arrestuar një tjetër i kërkuar për vrasje, i cili sipas burimeve ishte i dënuar me 20 vite burg për këtë krim.

Burimet i kanë bërë të ditura vetëm inicialet P.H., të kërkuarit të arrestuar në Kashar, ndërsa pritet që detajet dhe të dhënat e plota të jepen gjatë një
konference për shtyp të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.