TIRANE- Të larguarit nga administrata publike dhe ish të përndjekurit politike të cilët kishin dalë para Parlamentit për të protestuar janë përplasur mes njëri-tjetrit per vendin e protestës.

Të pushuarit nga puna, pretendojnë se ata ishin futur me qëllim për të sabotuar protestën e tyre, madje pretendojnë se ish-të përndjekurit i kanë kërcënuar edhe me jetë.
Pas përplasjes ish-të pëndjekurit, të cilët kërkonin të merrnin dëmshpërblimin për vitet e burgut, janë larguar.

TE LARGUARIT NGA ADMINISTRATA
Të larguarit nga puna ishin vendosur para Parlamentit duke kërkuar kthimin në punë. Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhej "Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese". Më pas pranë kësaj proteste janë parë edhe disa përfaqësues të ish të përndjekurve politikë të cilët kërkonin që të mbahen premtimet e dhënë për kompensimin financiar të tyre. Ata që kishin organizuar protestën e të larguarve nga administrata quajti protestën e palës tjetër si të qëllimshme për të devijuar vëmendjen nga ata.

"Po na prishni protestën", u shpreh Nertila Qafëzezi, drejtuese e shoqatës.
Në një moment (ora 10:20) pati një përplasje mes përfaqësuesve të shoqatës e të larguarve nga administrata por dhe të përndjekurve. Përfaqësuesit e shoqatës së të larguarve kërkuan të largohej grupimi tjetër me pretendimin se ata nuk kanë leje dhe se ardhja e tyre është organizuar për të manipuluar dhe devijuar vëmendjen nga protesta e shoqatës në mbrotje të administratës.

TE PERNDJEKURIT: TE KOMPENSOHEN 2100 TE PERNDJEKURIT QE JANE GJALLE
Ndërkohë ish të përndjekurit politikë, që dolën sot përpara parlamentit duke u kërkuar ligjvënësve që t'u japin dëmshpërblimet për vitet e burgut, u larguan pas perplasjes me te larguarit nga puna.

"Të merren në evidencë njerëzit që janë gjallë. Më shumë se 700 të burgosur politik kanë vdekur. Të zbatohet ligji. Është premtuar që do të dëmshpërblehen brenda 2 vitesh me dy këste. Krahu tjetër po kërkon të përfitojë politikisht ata që na dogjën nuk do të flasin në emër tonë. Qeveria aktuale 2100 persona i ke gjallë. Të kompensohen dhe më pas vazhdo me të tjerët", tha Skënder Tufa kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë.