FIER- Inspektorati Kombëtar i Ndërtimit dhe Urbanistikës ka prishur dy lokale në ndërtim e sipër sot në një aksion të ndërmarrë në Levan të Fierit për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, nga Fieri bëhet e ditur se pronarët e dy lokaleve kanë reaguar por nuk kanë rezistuar fort.

Aksioni është përqendruar në gjatë rrugës së autostradës Fier-Tepelenë, pasi ndërtimet janë bërë jashtë parametrave të kërkuara të sigurisë.

Sipas INUK, anës rrugës janë vendosur rreth 20 kioska, të cilat sot do të prishen. Aksioni ka nisur në orën 09:30.