Surprise Me!

Konsulenca italiane, operacioni i parë në Klinikën shtetërore

2015-08-22 1 Dailymotion

Fillon të shkruhet historia e kardio-kururgjisë shtetërore. Nën drejtimin e dy ekspertëve italianë, gjatë ditës së djeshme në Klinikën Universitare në Shkup, u operuan me sukses dy pacientë. Për shkak të rindërtimit të spitalit të sëmundjeve të zemrës, operacionet janë kryer në klinikën e kirurgjisë për fëmijë.

"Jam krenar që mund të bëjë të ditur se në Maqedoni, në kardio-kirurgjinë shtetërore janë bërë dy ndërhyrje të para. Pres që kardio-kirurgjia shtetërore, e cila me këtë filloi ta kryejë veprimtarinë e vetë, do të vazhdojë të funksionojë pa kurrfarë problemesh", tha Nikola Todorov, ministër i Shëndetësisë.

Detajet për ndërhyrjet i shpjeguan udhëheqësit e ekipit, Antonio Marulo dhe Roberto Çini.

"Një pacient kishte 63 vjeç. Kishte problem të lindur me valvulin e arteries kryesore të zemrës. I inkorporuam të renë dhe brenda 24 orëve, pacienti ka mundur pa probleme të ulet në shtrat", tha Antonino Marulo, kardio-kirurg.

"Pacienti tjetër ishte i moshës 61 vjeç. Tek ai kishte ngushtim të kapilarëve të zemrës. I inkorporuam tri bai-pase dhe në mënyrë plotësuese e mbrojtëm aortën", u shpreh Roberto Uini, kardio-kirurg.

Krahas punës praktike, dy ekspertët italianë janë të angazhuar dhe për trajnimin e ekipeve kardiologjike të Maqedonisë. Në projektin për trajnim janë përfshirë gjithsej 25 persona, mes të cilëve kirurgë, infermierë dhe personel tjetër mjekësor. Ministri Todorov informoi se rindërtimi i ndërtesës së re të kardiokirurgjisë pritet të përfundojë brenda dy muajve, duke shtuar se qëllimi i Ministrisë është që deri në fund të vitit për të bëhen gjithsej 50 operacione në zemër.

Petar Bllazhevski

Buy Now on CodeCanyon