TIRANE- Kreu i PBDNJ-së njëkohësisht nënkryetari i Parlamentit, Vangjel Dule thotë se kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha duhet të takohen jo vetëm për reformën territoriale por edhe për integrimin e vendit.

"Rama e Basha duhet të takohen. Nuk duhet të kufizohen vetëm në reformën territoriale. Të flasin edhe për fatet e integrimit të vendit."- tha sot Dule në një prononcim për median nga Korça ku mori pjesë në një meshë organizuar me rastin e ditsn kombëtare të Greqisë.

Deklarata vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama bëri publike letrën që i kishte dërguar kundërshtarit të tij politik, kreut të opozitës, Lulzim Basha duke i kërkuar që të takohen për reformën territoriale.

Dule vlerëson se reforma territoriale është një reformë madhore që do të garantojë fonde dhe do të sjellë një realitet europian. "Opozita në fund të japë konsensusin" nënvizon ai.