Surprise Me!

A1 Report - Tentohet te vritet me arme këshilltari i Gjykates se Larte

2015-08-22 7 Dailymotion

TIRANE-Tentohet të vritet një këshilltar i Gjykatës së Lartë, Alban Dokushi. Në momentin që është qëlluar 35-vjeçari ishte duke u afruar automjetit të tij, tip "Citroen" të parkuar përballë kopshtit numër 5 në zonën e bllokut.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mëngjesit në zonën e ish Bllokut në Tiranë, kur makina është goditur nga një plumb që dyshohet të jetë pistolete.

Fatmirësisht plumbi nuk ka goditur Dokushin, po as ndonjë kalimtar të rastit aty pranë.

Sipas policisë, për ngjarjen është ngritur një grup i zgjeruar hetimi ku bëjnë pjesë oficerët e krimeve të Komisariatit numër 2 të Policisë së Policisë së Tiranës, Oficerë të hetimit të krimeve ndaj jetës dhe Shëndetit si edhe oficerë të antiterrorist, për shkak të funksionit që kryente Alban Dokushi.

Burimet thanë se ende nuk ka një pistë konkrete për hetimin e ngjarjes, ndërsa nuk kanë pohuar po as mohuar atë për shkak të detyrës.

Dokushi, ishte këshilltar ligjor i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj.

Buy Now on CodeCanyon