LIBRAZHD- Një sasi lëndë plasëse i është vendosur një banese në ndërtim në fshatin Rrajcë në Librazhd. Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka patur të lënduar por vetëm dëme të lehta materiale.

Dyshohet se lënda eksplozive artizanale e vendosur nga persona të paidentifikuar të ketë qenë në sasi të vogël, gjë që fatmirësish ka bërë që dëmet të mos jenë të mëdha.

Shkak i vendosjes së lëndës plasëse dyshohet të jetë një konflikt pronësie.

Banesa i përket shtetasit me iniciale T.A, 39 vjeç, banues në Rrajcë në Librazhd.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po punohet për shkaqet e vendosjes së lëndës eksplozive, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.